Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu të Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për medie bën të ditur se Atdhe Arifi po terrorizohet në burgun e Lipjanit. “Sot, me shqetësim morëm informacione se Atdhe Arifi, i burgosur padrejtësisht, po terrorizohet në mënyrë psikike dhe  të vazhdueshme nga autoritetet e burgut të Lipjanit, ku po mbahet padrejtësisht. Familja e aktivistit Atdhe Arifi, që e kishte vizituar sot atë, na tregoi që Atdheu po provokohet nga zyrtarët e burgut, të cilët gjatë gjithë kohës i futen në dhomë, e marrin nëpër zyra të ndryshme, e terrorizojnë pas mesnate duke hyrë në dhomën e tij me bateri dore, dhe në vazhdimësi i thonë: Mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti. Vdekja e Astrit Deharit para tri ditësh, dhe pastaj terrorizimi psiqik ndaj aktivistit tonë Atdhe Arifi, flet për terrorin sistematik që po instalohet në Kosovë dhe që për cak ka thyerjen shpirtërore e fizike të të rinjve e të rejave që po guxojnë t’i rezistojnë kësaj Qeverie. Këto metoda fashiste, e kanë shndërruar Kosovën në vend autoritar e policor dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për qytetarët e vendit tonë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, e cila kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu të Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …