Brickos

Avni Kastrati: Regjistrimi i popullsisë në vendin tonë, do të bëhet nga data 5 prill deri më 17 maj të këtij viti

Avni Kastrati: Gjatë procesi të regjistrimit të popullsisë pritet të ketë më pak banorë, për shkak të rënies së natalitetit dhe migracionit

Drejtori Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se gjatë këtij procesi të regjistrimit të popullsisë pritet të ketë më pak banorë, për shkak të rënies së natalitetit dhe migracionit. Ai në një prononcim para mediave ka thënë se të gjithë ata qytetarë që nuk regjistrohen, do të përballen me gjoba. Kastrati ka thënë se mund të ketë ndonjë bojkot në terren, porse do të vazhdojnë me procesin e tyre. Ai theksoi se trajnimi merr kohë dy ditë, dhe se regjistruesit kanë mundësi të shikojnë procesin edhe prej një video tetë orëshe për mënyrën se si plotësohet pyetësori. Sa i përket reagimit të Listës Serbe lidhur me këtë, ai  ka thënë se çdo organizim tjetër që bëhet në mënyrë publike kundër këtej procesi do të ndiqet me procedura ligjore. Avni Kastrati ka thënë se do të ketë dy misione nga institucionet ndërkombëtare që do të monitorojnë regjistrimin, një do të vijë të dielën, ndërsa një tjetër me datën 22 prill që do vlerësojnë gjithë procesin e regjistrimit.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …