Avni Klinaku thotë se çështja e Kosovës Lindore është dashtë gjithmonë të trajtohet e assesi të injorohet

Avni Klinaku thotë se çështja e Kosovës Lindore është dashtë gjithmonë të trajtohet e assesi të injorohet

Avni Klinaku, eksponent i Lëvizjes për Bashkim, është i mendimit se tash kur çështja e Kosovës Lindore është aktualizuar në dialog me Serbinë të bëhet me vendosmëri e qëndrueshmëri. Ai ka thënë se një gjë e tillë është dashur të ndodhte edhe më herët. “Pasojat e vonesës shtatëvjeçare të Hashim Thaçit. Çështja e Kosovës Lindore  është dasht gjithmonë të trajtohet e assesi të injorohet. Por veçanërisht pas fillimit të dialogut me Serbinë më 2011 kjo çështje është dasht të shtrohet me forcë. Kjo nuk është bërë dhe domosdo pasojat janë të rënda dhe vështirë të riparueshme. Tri janë pasojat më të mëdha nga heshtja e kësaj çështjeje dhe e bisedimeve vetëm për serbët e veriut, respektivisht vetëm për serbët e Kosovës: 1) Serbia gjatë këtij dialogu ka përcaktuar vijat e veta etnike në Kosovë; 2) Serbët e Kosovës kanë siguruar privilegje të padrejta e në kurriz të shumicës shqiptare, dhe 3) Serbia ka intensifikuar shpërnguljen dhe dëbimin në pjesën veriore të Kosovës dhe në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë. Sidoqoftë, populli thotë më mirë vonë se sa kurrë! Së paku tani të shtrohet çështja ashtu si duhet e me vendosmëri e qëndrueshmëri”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …