Faton Klinaku thotë se Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë në raport me Kosovën pa SHBA-të

Avni Klinaku thotë se Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë në raport me Kosovën pa SHBA-të

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka pohuar se fati i takimit të Paris është shkruar në Berlin, në takimin e Berlinit nuk pati asgjë të re. Ai thotë se Franca e Gjermania nuk mund të veprojnë asgjë në raport me Kosovën pa qenë e përfshirë edhe Amerika. “Në raport me Kosovën, Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë pa SHBA-të. Fati i takimit të Paris është shkruar në Berlin! Në takimin e Berlinit nuk pati asgjë të re. Madje as në formë të mundësisë, opsionit apo vizionit. Mungesa e tyre, apo mungesa e guximit për t’i shpallur ato botërisht po i bën dëm vet çështjes. Amullia (mospajtimi) e krijuar në shkallë ndërkombëtare po reflekton edhe në çoroditjen e skenës politike dhe situatës politike në Kosovë e madje edhe në Serbi. Prandaj për dështimin e Parisit nuk mund ta fajësosh as Kosovën e as Serbinë, por vetëm Gjermaninë e Francën. Ato kanë marrë përsipër diçka që nuk mund t’i dalin zot. Së paku jo pa SHBA-të apo kundër tyre. Ky është përfundimi që del nga Berlini e Parisi”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …