Shkolla

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i nxënësve ka shënuar rënie në krahasim me vitet paraprake

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin shkollor 2018/2019 numri i nxënësve ka shënuar rënie në krahasim me atë të vitit 2017/2018. ASK në statistikat e publikuara tregon që në arsimin parashkollor janë 4 mijë e 99 nxënës. Kurse në vitin e kaluar shkollor ishin 4 mijë e 138 nxënës. Ndërsa në arsimin parafillorë gjatë vitit shkollor 2018/19 ishin 22 mijë e 51 nxënës. Ndërsa në vitin 2017/18 22 mijë e 721 nxënës ishin në arsimin parafillorë. Rënie e dukshme e nxënësve vërehet tek shkollat e mesme të ulëta. Gjatë këtij viti shkollor në shkollat e mesme të ulëta ishin 235.161 nxënës, kurse vitin e kaluar shkollor ishin 240.782 nxënës. Si shkaktar i kësaj rënie të nxënësve mund të jetë rënia e lindshmërisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …