Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me rastin e shënimit të “Javës Kundër Korrupsionit”, ka vlerësuar se Republika e Kosovës tanimë ka një infrastrukturë dhe

Tahiri: Kosnett të kenë referencë të saktë ligjore mbi procedurat që ndiqen për të liruar ose mbajtur dikë në burg

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se institucioni që ai drejton nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit asnjë person. Komentet e Tahirit vijnë si reagim ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të premten se “Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar lirimin e një të dënuari për krime lufte me 15 vjet burgim, në rastin Kukësi, i cili ka vuajtur 12 muaj (burgim) në 3 vjetët e fundit”. Përmes një deklarate, ministri Tahiri ka thënë se e vetmja kompetencë që ndërlidh Ministrinë e Drejtësisë me personat e dënuar, është menaxhimi me qendrat korrektuese, të cilat, në secilën rrethanë që ndërlidhet me lirimin apo mbajtjen e personave të dënuar brenda burgjeve, zbatojnë vendimet e organeve të pavarura, përkatësisht vendimet gjyqësore, siç ndodh rëndom në shtetet ku sundon rendi dhe ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …