Nasim Haradinaj

Avokati i Nasim Haradinajt i ka dorëzuar gjykatësit parashtresat e mbrojtjes për rishikimin e dytë të paraburgimit

Avokati i nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, i ka dorëzuar gjykatësit paraprak parashtresat e mbrojtjes për rishikimin e dytë të paraburgimit. Sipas avokatit me të gjitha rrethanat i akuzuari mund të lirohet në mënyrë të duhur dhe nëse Gjykata e gjykon të përshtatshme, lirimi mund të bëhet me kushtet që pasaporta e tij dorëzohet dhe i njëjti nuk e lë Kosovën, se banon në adresën e tij të dhënë dhe nuk e ndryshon të njëjtën pa lejen e gjykatës, çdo pajisje elektronike e përdorur për komunikim regjistrohet në gjykatë, se raporton në një stacion policor lokal në një frekuencë që do të përcaktohet. Përmes kësaj shkrese, mbrojtja e Haradinaj ka kërkuar që të rishikohet vendimi paraprak i gjykatësit të procedurës paraprake e që paraburgimi të ndërpritet dhe i njëjti të lejohet të kthehet në shtëpi për të pritur gjyqin dhe që masat e duhura sipas të ligjit të merren parasysh nëse është e nevojshme. Nasim Haradinaj bashkë me kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kontrolloni gjithashtu

Chris Murphy

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka paraqitur disa ide për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës

Senatori amerikan, Kris Marfii cili ka reaguar përsëri lidhur me situatën në veri të vendit …