KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Avokati i Popullit: Mbajtja në paraburgim në Hagë e drejtuesve të UÇK-së është shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se mbajtja në paraburgim në Hagë e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një periudhë të gjatë kohore, është shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. “Pozita e të burgosurve në Hagë është një situatë më specifike se të burgosurve që janë brenda Kosovës, në fakt ne po ballafaqohemi me një situatë ku vetë distanca në të cilën ata ndodhen paraqet shumë vështirësi. Sa sfiduese është që të udhëtosh, me siguruar linjat ajrore, pastaj të akumudohesh. Në vizitën që kam pasur të burgosurit kanë shprehur shqetësim të madh për maltretimin që e kanë familjarët e tyre që ta marrin atë rrugën që t’i takojnë ata. Sa i përket akomodimit dhe kushteve në burg as një vërejtje nuk e kam pasur në kohën kur i kam vizituar dhe nuk po besoj që do të ketë vërejtje. Ndoshta problemi kryesor për të cilën ne shqetësohemi edhe pse mandati jonë është i kufizuar në raport me këtë Gjykatë lidhte me kohëzgjatjen e paraburgimit e cila vërtet është shqetësuese. Në situatën në të cilën ndodhen këta të burgosur konsideroj që mbajtja për një periudhë kaq të gjatë kohore pa dhënë arsye dhe pa paraqitur fakte të mjaftueshme paraqet shqetësim se atyre po iu shkelen të drejtat”, ka tërhequr vërejtjen, Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …