Brickos

Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri

Mjeku kujdestar ne Kliniken Emergjente, Ejup Govori ka njoftuar se tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe shumë të tjerë kanë marr plagë e lëndime nga mjetet piro teknike gjatë festimeve për Vitin e Ri. “Gjate kujdestarise te kesaj nate kemi pranuar tri raste lëndime me arme zjarri, siç thane ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plumbi, ne i quajmë lëndime nga plumbat qorr. Lëndimet janë në ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve është njeri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe një vajzë 15-vieçare….. kjo vajza 15-vjeçare është plagosur nga një plumb qorr, kur është bërë rëntgeni evidentuar edhe predha në ekstremitet, është trajtuar nga ortopedi edhe predha është nxjerre nga ekstremiteti. Gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë” ka njoftuar mjeku, Ejup Govori. Ai ka shtuar më tutje se ka pasur edhe raste me lëndime shumë të rënda nga mjetet piroteknike dhe se ka prej tyre që ka rrezik që do të vije deri te amputimi i gishtërinjve të dorës për shkak të plagëve të mëdha në shuplakë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …