Avokati i Popullit

Avokati i Popullit: Mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë mirëqenien sociale të mësimdhënësve

Avokati i Popullit është duke e ndjekur me shqetësim situatën lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, të cilët deri para pak ditësh ishin në grevë. Lidhur me këtë çështje, Avokati i Popullit rithekson rëndësinë që ka ruajtja e kohezionit social në periudhën kur sapo kemi dalë nga një situatë e vështirë për shkak të mosfillimit në kohë të vitit të ri shkollor. Mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre, në një gjendje edhe ashtu të brishtë, e kjo nuk do t’i kontribuojë dialogut social dhe përmirësimit të situatës së krijuar.  Gjithashtu Avokati i Popullit rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për sigurimin e paqes sociale në vend si dhe për domosdoshmërinë që autoritetet ta garantojnë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës, për situata të ngjashme, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë.  Në këtë periudhë është e rëndësishme që qeveria, me secilin veprim dhe masë që merr, të kontribuojë në zbutjen e krizës së rëndë të krijuar si rezultat i kësaj gjendjeje. Prandaj Avokati i Popullit edhe publikisht përmes kësaj komunikate i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …