leoni

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit publikon Raportin me Rekomandime në lidhje Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në Kosovë

Duke pasur parasysh se menaxhimi dhe mirëmbajtja e varrezave është veprimtari komunale e interesit të përgjithshëm dhe duke u bazuar në informatat e grumbulluara lidhur me gjendjen jo të mirë të mirëmbajtjes së varrezave, Avokati i Popullit, në bazë Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, ka iniciuar hetime me vet iniciativën (ex officio) për të vlerësuar gjendjen e varrezave nëpër komunat e Republikës së Kosovës. Raporti ka për qëllim që të ofroi një përshkrim objektiv të gjendjes së varrezave, duke pasur parasysh kriteret më bazike që duhen plotësuar që varrezat të jenë të qasshme, të dinjitetshme dhe të plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Raporti identifikon çështje të cilët është e nevojshme të adresohen nga autoritetet kompetente komunale në bazë të kompetencave të tyre ligjore, më qëllim të rregullimit dhe përmirësimit të gjendjes në menaxhimin e varrezave. Nëpërmjet këtij Raporti, Avokati i Popullit ju rekomandoi autoriteteve përgjegjëse në lidhje me masat që duhet ndërmarrë në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet. Raporti me Rekomandime u është përcjellë medieve dhe është publikuar në web faqen zyrtare të IAP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …