OAK

OAK: Grantet të shpërndahen në mënyrë të drejtë

Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah denoncimin që Kompania Bylmeti bëri ndaj keqpërdorimeve që po bëhen gjatë shpërndarjeve të granteve, rasti konkret i Grantit nga Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë. Duke pas parasysh që këto grante ndikojnë në zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjitha fondet të cilat janë të dedikuara për zhvillimin e vendit të shkojnë aty ku edhe janë të parapara dhe se çdo keqpërdorim i fondeve të përballet me organet e drejtësisë. Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah dhe kërkon nga bizneset që të jenë sa më bashkëpunues dhe të paraqesin raste të tilla të keqpërdorimeve, pasiqë shpërndarja e drejtë granteve do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në zhvillimin e biznesit por edhe në rritje të punësimit dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …