Avokati mbrojtës Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se UÇK-ja ka qenë një kryengritje për të mbrojtur popullin

Avokati mbrojtës Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se UÇK-ja ka qenë një kryengritje për të mbrojtur popullin

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara. Kjo është seanca e dytë, pas asaj që u zhvillua javën e kaluar ku edhe u bë paraqitja e aktakuzave me të cilat ngarkohen katër ish-pjesëtarët e UÇK-së. Seanca e sotme cilësohet si seancë statusore, ku ecuria e kësaj çështje ka të bëjë me organizimin e çështjeve administrative dhe vazhdimin e gjykimit. Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se UÇK-ja ka qenë një kryengritje për të mbrojtur popullatën civile nga serbët. Ai tha se më shumë se 10 mijë civilë kosovarë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe në masakrat e ndryshme të planifikuara dhe vendi u përfshi në kaos dhe dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …