Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Avokati, Skender Musa, ka treguar përse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, në Hagë

Avokati Skender Musa, sa i përket procesit të Gjykatës Speciale dhe dëshmitarëve të shumtë  ka thënë se pavarësisht se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, duhet të merret edhe pajtimi nga ana e mbrojtjes dhe të akuzuarve, ka raste kur prokuroria kërkon të hiqet dorë nga dëgjimi i një dëshmitari, mirëpo kërkon që dëshmia e tij e dhënë të shqyrtohet si provë. Është edhe metoda tjetër, kur që prokurori heq dorë në tërësi nga dëshmia e dhënë dhe ato dëshmi nuk shqyrtohen nga trupat gjykuese. Natyrisht që dëshmitarët që propozohen që të lexohen dëshmitë e tyre nëse janë kundër të akuzuarve dhe mund të konsiderohen të rrezikshme për mbrojtjen duhet të kundërshtohen nga ana e mbrojtësve,” shtoi Musa.  Numri i dëshmitarëve do të reduktohet, sepse çdo person që ka qenë i gatshëm të flasë kundër UÇK-së, konsideroj që është marrë si dëshmitar nga frika se nuk do të ketë dëshmitar kredibil. Nga fillimi i Gjykatës Speciale kam menduar se numri do të reduktohet, numri i dëshmitarëve që nuk kanë asnjë lloj informacioni dhe nuk mund të dëshmojnë asgjë dhe numri i dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes mund të zvogëlohet.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …