epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti: Në takim me përfaqësuesit e QUINT-it, diskutuam rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Kreshnik Ahmeti, janë takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Qeveria ka njoftuar se në takim u diskutua mbi zhvillimet aktuale dhe rreth procesit të anëtarësimit në Këshill të Evropës. Kryeministri theksoi se deri më tani tri instanca të rëndësishme të Këshillit të Evropës: Juristët Eminentë, Raportuesja Dora Bakoyannis dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Këto  kanë konfirmuar se Republika e Kosovës plotëson standardet dhe kriteret për të qenë anëtare e plotë e kësaj organizate. “Kushtet dhe parakushtet për anëtarësim, u vendosën në raportin e raportueses Dora Bakoyannis të cilat Republika e Kosovës i plotëson, duke përfshirë këtu edhe vendimin prej vitesh në pritje për Manastirin e Deçanit, ka njoftuar Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …