Avokatja e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, kërkoi që ai të lirohet përkohësisht për të kaluar një kohë me familjen e tij në Kosovë

Avokatja e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra ka kërkuar që ai  të lirohet përkohësisht për të kaluar pak kohë me familjen e tij, në Kosovë. Duke marrë parasysh pushimet e verës në Gjykatën Speciale në Hagë, avokatja ka kërkuar që Jakup Krasniqi të lirohet për dy javë. Mbrojtja thekson se ai  ndodhet në paraburgim qe 2 vjet e 8 muaj, duke kërkuar që ai të lirohet nën mbikëqyrje.  Avokatja saktëson se paraburgimi i tij s’është i domosdoshëm, pasi s’ka rrezik për t’u arratisur dhe për të penguar në procedurat gjyqësore. Deklaratat publike të z. Krasniqi janë ushtrim i fjalës së lirë dhe jo të mjaftueshme për të treguar një prirje ndaj ndërhyrjes në dëshmitarë, thuhet në parashtresën e avokates Alagendra.  Mungesa e ndonjë prove faktike që z. Krasniqi ka qenë i përfshirë në ndonjë kërcënim të dëshmitarit në këtë procedurë vë në pikëpyetje nevojën për paraburgim të vazhdueshëm, thuhet në parashtresë. Avokatja thekson se vetëdija e z. Krasniqi për ecurinë e rastit gjatë katër muajve të fundit në fakt zvogëlon gjasat që ai të përfshihet në ndonjë aktivitet të ndaluar. Prokuroria ka thirrur deri tani 11 dëshmitarët e saj të parë dhe askush nuk ka folur keq për te,  ka saktësuar avokatja e Jakup Krasniqit, zonja Alagendra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …