Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Jo negociata, Vetëvendosje! – Po negociata, jo Vetëvendosje!

Vendosja e baraspeshës daton herët në diplomacinë amerikane. Modeli i tillë është më pak i kushtueshëm sesa sigurimi i paqes me forcë, për t’i mbrojtur të vegjlit. Kujtoj se ideja e Hashim Thaçit për lëvizje të lehtë të kufirit buron nga kjo filozofi politike. Filozofia e tillë ishte zbatuar shumë herë nga ana e diplomacisë amerikane. Nga republikanët, e me raste edhe nga demokratët. Në aspektin teorik, ky koncept ishte shtjelluar nga Kisingjer

 

O njerëz due me ju vetë diçka!?

 

A më mirë ta kishim dëgjuar Amerikën dhe Hashim Thaçin për lëvizje të kufirit Kosovë-Seerbi, apo të kemi tashti njëfarë “Zajednice” në Kosovë, me rregullim të veçantë për do kisha e manastire me Lajçakun e Albinin? Cili opsion do të ishte më i mirë dhe cili do të na ofronte edhe më shumë me Shqipërinë?

Nëse e dini, aman më tregoni! Për mua është lehtë e kuptueshme, madje edhe pse disa janë në Hagë!?

 Paqen në rajonin e Evropës Juglindore e ruan vetëm frika!?

Frika vjen përballë të fortit, apo kur me të fortin vendoset baraspesha e shteteve në këtë rajon. Vendosja e baraspeshës daton herët në diplomacinë amerikane. Modeli i tillë është më pak i kushtueshëm sesa sigurimi i paqes me forcë, që bëhet për t’i mbrojtur të vegjlit!

Kujtoj se ideja e ish presidentit Hashim Thaçit për lëvizje të lehtë të kufirit buron nga kjo filozofi politike. Si e tillë ajo është zbatuar shumë herë nga ana e diplomacisë amerikane. Nga republikanët, e me raste edhe nga demokratët. Në aspektin teorik, ky koncept ishte shtjelluar nga Kisingjer. Dhe, kjo teori urrehej nga një pjesë e shteteve evropiane, pasi ato vet nuk kishin mekanizma për të siguruar baraspeshën në rajonet evropiane.

Baraspesha në rajonin tonë do të thoshte: një shtet, Shqipëri – Kosovë, përballë një Serbie të baraspeshuar! Albin Kurtin dhe idenë e mbështetur nga ai të një kosovacentriku, nuk e kuptoj tani, nuk e kam kuptuar as atëherë kur përkrah Vjosa Osmanit e kundërshtonte idenë e Thaçit! E gjithë karriera e tij politike ka dalë nga ideja e bashkimit. Pse ndryshoi? Athua, të jetë arsye pushteti dhe sigurimi i një rruge të re politike bashkë me Evropën, rrugë të cilën vetë Evropa nuk e ka të qartë? Mendoj se ky diskurs na largon nga Shqipëria dhe na ofron me Serbinë, ndërsa Kosova do të dukej sikur njeriu që pëson ndeshje komunikacioni. E humb dorën dhe e lëndon rëndë njërën këmbë! Dorën e amputon por këmbën e ngre zhagas. Një person i tillë, me rroba do të duket mirë, por në fakt nuk është i tëri. Edhe Kosova në aspektin formal dhe parë nga jashtë do t’ju duket shtet i tërë, por në aspektin përmbajtësor do të jetë zhgënjyese!

 

A është ky ndryshimi? Folni more!?

Jo negociata vetëvendosje!? Po negociata e jo vetëvendosje!

Jo dialog me Serbinë, por me serbët në Kosovë!? Po more!

Jo dialog pa kërkuar falje Serbia për krimet e kryera në Kosovë!? Po, po!

Jo dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve!? Po more, po!

Jo dialog pa pagesën e dëmeve të luftës!? Po,po!

Jo dialog pa rishikim të marrëveshjeve të arritura nga procesi i mëhershëm!? Po, po! Jo dialog për Zajednicën!? Po dialog për Zajednicën!

Jo nepotizëm në institucione- Po more, familjarizmit!

Jo zyrtarë me aktakuza!? Po more, bën!

Jo oligarkisë!? Oligarkët me vete!?Po!

Jo kapje të shtetit me militantë!? Po more bën!

Po bashkimit të kombit?! Jo more se Kushtetuta nuk po lejon!Tek sot e mora vesh! Jo pabarazisë!? Po more, shkel të papunët, Ku m’i lanë familjarët?!

Jo tenderomanisë?! Po more, aty janë milionat!

Po shtetit social?! Jo more le të shtrejtohet buka!

Jo Gjykatës Speciale!? Po more me mujtë krejt kundërshtarët politik me i dërgu në Hagë!

Jo pabarazisë etnike!? Po more, qy! Kërrk, 11 milion për pakicën serbe!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …