Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se nuk do të bëjë pazare me përcaktimin e kufirit administrativ në mes të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Në një intervistë për gazetën “Epokën e re”, ai ka thënë se vija kufitare në mes të këtyre dy komunave do të jetë ajo që është përcaktuar me planin e Ahtisarit dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë lëshim. Sipas Bahtirit, përpjekjet e Komunës Veriore të Mitrovicës për ta ndryshuar këtë vijë janë të kota. Ai e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës ta shtyjnë përpara këtë proces. Ai ka theksuar se koha e tensioneve ndëretnike në këtë qytet ka përfunduar.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Nisma garon e vetme më 28 dhjetor, por dera për bashkëpunime politike mbetet e hapur
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se partia e tij do të marrë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
