Kryeministri Rama përkujton heroinën Shotë Galica

Kryeministri Rama përkujton heroinën Shotë Galica

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij në “Facebook” Amarcord, e përkujtuar Shotë Galicën. “Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë tashmë e gjallë në legjendë: Shotë Galica (v. korrik 1927)”, shkruan kryeministri Rama. Shotë Galica, emri i vërtetë i së cilës është Qerime Halil Radisheva, lindi në vitin 1895 në Drenicë. Ajo ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit, ajo luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë. Shotë Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbërisë së Vogël). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të viti 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe dhe forcave të Ahmet Zogut. Nga masakrat e shovenistëve serbë humbi në 22 anëtarë të familjes. Më 3 korrik 1927 Shotë Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …