Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit, Hakif Zejnullahu, reagoi kundër shiritave të Vetëvendosjes të vëna në shtatoret e dëshmorëve

Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit, Hakif Zejnullahu, reagoi kundër shiritave të Vetëvendosjes të vëna në shtatoret e dëshmorëve

Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit Hakif Zejnullahu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar kundër veprimit të Vetëvendosjes. “Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre. Heronjët mbesin dhe janë ata të cilët me kontributin e tyre sot edhe e festojmë lirinë.”, ka shkruar ai. Zejnullahu ka thënë që ky veprim ka të bëjë me kohën e komunizmit dhe çdo keqpërdorim me heronjtë dhe shtatoret e tyre është i papranueshëm dhe duhet të dënohet.  “Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njejtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje.”, ka shkruar Zejnullahu. Lëvizja Vetëvendosje nga e marta ka filluar vendosjen e shiritave të kuq nëpër qytetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …