Arsim Bajrami

Bajrami: Ministria e Arsimit do t’i rrit fondet për t’i mbështet hulumtimet shkencore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka dekalruar se ministria që ai drejton, do t’i rrit fondet për t’i mbështet hulumtimet shkencore. Gjatë fjalës para të pranishmëve në konferencën “Gjendja e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore në Kosovë” ai shtoi më tutje se hulumtimi dhe kërkimi shkencor është një fushë, në të cilën duhet bërë më shumë, në mënyrë që krahas komponentës akademike që zhvillohet në institucionet e arsimit të lartë, të zhvillohet edhe komponenta e kërkimit shkencor. Komponenta e parë e mbështetjes së hulumtimit shkencor është rritja e buxhetit, sidomos në fusha të rëndësishme, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit, tha në mes tjerash, ministri, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …