Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar lidhur me Afganistanin, pasi talebanët morën pushtetin

Ban Ki Mun: Duhet një femër në krye të OKB-së

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se do të donte që në pozitën e tij të vijë një grua. Ban tha se është koha për një udhëheqëse grua, pas më shumë se 70 vjetësh të ekzistencës së OKB-së dhe tetë liderëve meshkuj. Sekretari i ri i përgjithshëm pritet të shpallet në vjeshtë. Nga 11 kandidatët në garë, pesë janë gra. Duke folur për AP-në, Ban nuk ka veçuar askënd, por ka thanë se ka shumë gra të shquara dhe të motivuara që “mund të ndryshojnë botën”. Sekretari i përgjithshëm duhet të rekomandohet nga 15 vendet që përbëjnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe të zgjidhet nga 193 vendet e Asamblesë së Përgjithshme. Mandati i Ban skadon më 31 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …