Zëvendës-kryetari amerikan Joe Biden gjatë vizitës në Beograd ka biseduar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Tema kryesore në takimin me Joe Biden, ishin marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës”, njofton tanjug. Vuçiq i ka përkujtuar Bidenit për takimin e tij me Edi Ramën dhe për marrëdhëniet Serbi- Shqipëri. Gjatë bisedimeve zyrtare, shumë pjesëtarë të Partisë Radikale serbe ishin mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë në Beograd ku edhe kanë protestuar kundër vizitës së Joe Bidenit në Serbi. Lideri i kësaj partie Vojsilav Sheshel ka thënë se populli serb nuk e do Bidenin, e urren, se mban ndër mend rolin e tij në bombardimin e Serbisë në vitin 1999 si dhe përpjekjen e tij për pavarësinë e Kosovës. Biden “është armik i popullit serb ndërsa e ka quajtur vrasës të fëmijëve, përdhunues, agresor e xhelat”. Ai i ka ftuar serbët në Amerikë të votojnë për kandidatin e Partisë Republikane Donald Trump. “Votoni për Trumpin, votoni për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Sheshel.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën
Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
