Ban Ki Mun

Ban Ki Mun ka ftuar për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së OKB-së, kryetarin e Shqipërisë, Nishani

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dhekryetarit  të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thompson, kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani, u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet, në Nju Jork. Në këtë veprimtari të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe problemeve më të prehta të kohës si ato të lidhura me paqen dhe sigurinë globale, krizën e refugjatëve dhe migracionin, përmirësimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave ndërkombëtare e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …