Vetëvendosja e AAK-ja pranojnë thirrjen e kryeministrit Mustafa, për të debatuar edhe një herë demarkacionin

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë pranuar që t’i përgjigjen thirrjes së kryeministrit,  Isa Mustafa, për ta debatuar edhe një herë përcaktimin e vijes kufitare me Malin e Zi.  Derisa “Nisma për Kosovën” thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor, pritet të fillojnë një radhë e re e bisedimeve me qëllim për të afruar qëndrimet për këtë çështje. Mustafa ka deklaruar se se ratifikimi i Demarkacionit do të kryhet brenda muajit të ardhshëm, ndërkohë që paraprakisht i ka bërë thirrje opozitës për bisedime. Megjithatë, Mustafa ka thënë se me këtë ftesë do t’i jepet mundësi e dytë të gjithëve për sjelljen e fakteve rreth mëdyshjes së vijës kufitare me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …