Brickos

Ban Ki Mun

Ban Ki Mun ka shprehur alarmin mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve në Halep

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka shprehur alarmin mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve, në Halep. Ai u ja bërë thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur civilët. Në një deklaratë, zëdhënësi, Stephane Dujarriç tha se “Sekretari i Përgjithshëm është i alarmuar mbi raportet kundër mizorive ndaj  një numri të madh të civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në orët e fundit në Halep. “Duke theksuar se Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte, sekretari i përgjithshëm ka përcjellë shqetësimin e tij të madh për  palët përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …