Islam Krasniqi

Islam Krasniqi: Acari i Dhjetorit në kufirin Shqiptar

(Kushtuar Mujë Krasniqit)

  Dhjetori i ftoftë. Bora kishte ra deri në dy metra mbi tokë.  Mujë Krasniqi -Komandant Kapuçi- niset nga Shqipëria me 145 ushtarë, së bashku me  vëllanë  Aliun, Beqir Gashin, Rifat Mëziun, Luljeta Shalën dhe shumë luftëtarë të lirisë. Pasi hynë në Kosovë, në mëngjesin e hershëm bien në pritë, të forcave serbe. Komandant Kapuçit me vëllanë e tij Aliun, Beqës dhe 39 luftëtarëve ju pushoi trupi aty, ku ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

 Mujë Krasniqi ishte një ndër themeluesit e  celulave e pra të UÇK-së, i cili ishte krahu i djathë i Adem Jasharit, ku me  vite qëndroj në shtëpinë e tij. Ai  ishte së bashku me Luanin e Adrianin, ku as vdekja nuk i ndau. Ishte me  Zahirin e Rasimin,  Sandokanin dhe Ilirin, që këtë popull e  benë krenar.

 Asnjë herë nuk pushove për Liri, ishe urë lidhëse mes Drenicës, Dukagjinit dhe Pashtrikut, ishe vigan i UÇK-së, plagët tua asnjëherë nuk prite që të kurohen, katër herë u plagose,  ku ënde pa e mbaruar shërimin more rrugën për në front, atje ku ishin ushtarët e tu. Shkove në Shqipëri për shërim, por u ktheve në altarin e lirisë, ideali yt ishte i pastër, dhe i pastër shkove që sot të këndon Kosova, Shqipëria e Tetova, Ulqini e Presheva, sot  krenohen të gjithë që të njohën.

 Dhjetori i lavdishëm gjithmonë na sjellë në kujtesë dhjetorin e vitit 1998,

Ju këndove shokëve tu që ranë për Liri, i këndove Luanit qe aq shumë e deshe, i cili me plagët e tij pushoi mbi gurin qe gjaku juaj e shkriu, Thyet muret që na i vunë padrejtësisht, që shqiptaret të mos jetojnë bashkë. I këndove Adrianit e Besnik Restelicës që asnjëherë nuk u pajtove që nuk janë fizikisht me ty, I këndove Kosovës qe edhe  jetën ja fale. Gjithmonë pas aksioneve ju bashkë me Beqën ju kënduat shokëve, ju kënduat që ti harrojnë dhimbjet e  plagëve, sepse  zëri i tyre i ëmbël ishte shërim për ta.

 Vargjet që i interpretove në tytën e  pushkës dhe në  telin e çiftelisë, sot i këndojnë të gjithë :

 Oj Kosovë e Kuqe do ta sjellim dritën

Gryka jonë e skuqur, ngjall Azem Galicen

Toka jonë e ndezur po lahet me gjak

Ty ta falim jetën dhe na duket pak

 14 dhjetori i vitit 1998 data që lindët  përsëri,  datë që shkruajti histori me penën që ishte mbushur me gjakun tuaj, për ta shkruar emrin e Lirisë së Kosovës, ku atë ditë u skuq bora nga gjaku i 42 djemve  dhe vajzave me të mirë nga Shqipëria, të cilët i këputen telat që Evropa  poshtër dikur na i thuri në mes, atëherë  kur shqiptaret filluan  të vendosin vetë për fatin e tyre. Ju ishit ata që e betë realitet  ëndërr shekullore të popullit shqiptar. Ju na treguat së Lira e një popullit është shumë e shtrenjtë dhe nuk ka çmim për ta paguar atë, por atë e paguajmë me jetën e me të dashurve tonë, ku ti dhe 152 ushtaret e Brigadës tënde, ja falet jetën Kosovës. Kënga jote ishte frymëzim për UÇK-në, i jepte shpirt popullit, i cili ishte vetë UÇK-ja, gjersa pushka jote mallkim për armikun. Asnjë herë nuk pushove, nga aksioni në aksion,  për atë të quajtën Luani i Betejave.

 Të harruan shokët, vetëm në  fushata zgjedhore të përmendin, e harruan familjen tënde, kulla jote ka mbetur në gjysmë më shumë së dhjet vite, varrezat ku qëndron ti me shokët tuaj, i ka mbuluar bari, Flamurin te varrezat tuaja e gris shiu dhe bora…

 Disa ënde kapen pas emrit tënd, sepse hija jote i mban gjallë, të përmendin gjithkund, për të ndërtuar karrierën e tyre, mirëpo për ty dhe familjen tënde kurrë,  asgjë nuk bënë.

 Amaneti juaj ka filluar të harrohet, Motoja ” Bac u Kry” s; kishte qenë e vërtet, sepse  sot Kosova po ndahet me mure, sepse ata që mashtruan në luftë sot po na tradhtojnë në paqe, por rrini të qetë, sepse ju e dhatë provimin.

 Shpirti juaj fisnik hyri në kujtesën e popullit, i cili gjithmonë do të përkulet para veprës suaj, andaj do të kujtojmë gjithmonëë ditëlindjet tuaja, Komandant Mujë Krasniqi me  6 Qershor dhe 14 dhjetor, sepse kujtimi  për ju do të mbetët gjithmonë  i freskët !

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …