Ban Ki Mun

Ban Ki Mun: Në sulmet e fundit ë së paku 500 sirianë janë vrarë e 2000 të tjerë kanë marrë plagë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki  Mun ka deklaruar se më së paku 500 sirianë janë vrarë e 2000 të tjerë kanë marrë plagë, gjatë intervenimit të forcave të Assadit të  mbështetura nga aeroplanët dhe artileria ruse, në luftimet që po zhvillohen  për ta marrë qytetin e Halepit, të cilin ende po e mbajnë nën kontroll forcat kryengritëse opozitare. Banorët e këtij qyteti janë ballafaquar me bombardimet më të rënda të mundshme, prej më shumë se pesë viteve  qysh kur kanë filluar luftimet e forcave kryengritëse kundër regjimit kriminal të Assadit. Pavarësisht se Rusia po bombardon pandërprerë Halepin ministri i Jashtëm i këtij shteti ka thënë se kryengritësit gjoja po i pengojnë ndihmat humanitare për popullatën civile. Qindra mijëra sirianë në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar, pa kushte minimale ekzistenciale dhe në bombardime të pandërprera.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …