leoni

Banorët e brezit kufitar në Dardanë protestojnë me 2 shtator pas vendimit për mbylljen e nëntëmbëdhjetë shkollave

Banorët e brezit kufitar në Dardanë protestojnë me 2 shtator pas vendimit për mbylljen e 19 shkollave

Banorët e brezit kufitar do të protestojnë më 2 shtator në shenjë pakënaqësie me vendimin për mbylljen e nëntëmbëdhjetë shkollave fillore në Komunën e Dardanës. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani, ka thënë se qytetarët nuk do ta lejojnë mbylljen e këtyre shkollave. Ai ka kërkuar nga Kastrati të tërhiqet nga kjo kauzë e dëmshme. Kurse kryetari i Komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, ka thënë se nuk ka mbyllje të shkollave, por riorganizim të tyre. Ai ka theksuar se kjo reformë është domosdoshmëri dhe ndikon në rritjen e cilësisë në arsim. Sipas tij, ky proces është në të mirë të nxënësve dhe nuk do të largohet askush nga puna.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Gjermania me kritika të ashpra ndaj qeverisë së Kurtit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë lëshuar deklarata të ashpra ndaj qeverisë në …