Ministria e Arsimit

Banorët e fshatit Busavatë të Dardanës, do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë

Banorët e fshatit Busavatë të Dardanës, pas protestave që kanë mbajtur në fshat dhe para komunës së Kamenicës, reformën e iniciuar nga kryetari Qendron Kastrati do ta kundërshtojnë edhe me protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë. Ata protestuan edhe ditë më herët kundër reformës arsimore në këtë komunë, e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth. Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka bërë të ditur se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon.   Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pati deklaruar se vendimi për riorganizimin në arsim nuk ka prapavijë politike, por “kjo bëhet për të mirën e fëmijëve”. Protesta e banorëve të fshatit Busavatë mbahet sot  para objektit të Ministrisë së Arsimit duke filluar nga ora 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …