leoni

Sot fillon takimi i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit

Banorët e zonës kufitare me Malin e Zi janë irrituar me komisionin për demarkacionin

Banorët e zonës kufitare me Malin e Zi janë irrituar derisa kanë dëgjuar anëtarët e Komisionit shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi se ku është kufiri me këtë vend. Duke përcjellë debatin e zhvilluar dje, banorët kanë thënë se ky komision na e sjelli kufirin në prag të shtëpisë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë në asnjë mënyrë. Habinë me këmbënguljen e anëtarëve të komisionit shtetëror për demarkacionin e kanë shfaqur edhe pleq afër 90 vjeçar. Ata kanë deklaruar se askush nuk mbanë mend të ketë qenë kufiri aty ku po deklarojnë se është anëtarët e komisionit. Kufiri është shumë me larg se sa ku po deklarojnë këta. Këto toka që po dëshiron t’ia fal Malit të Zi komisioni ynë shtetëror për demarkacionin, ne i kemi mbrojtur me gjak brez pas brezi dhe do të mbrojmë edhe tani e edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …