Vetëvendosje

Vetëvendosja ju ka bërë thirrje qytetarëve që në ora 10.00 të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ju ka bërë thirrje qytetarëve që në ora 10.00 të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë. Përfaqësues të këtij subjekti politik kanë thënë se tani është momenti vendimtar të që mbrohet Republika nga kriminelët dhe uzurpatorët. “Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në njoftim. Debati i djeshëm vërtetoi pakontestueshëm që Hashim Thaçi e Isa Mustafa tash e 12 muaj s’kanë lënë gjë pa bërë që të na e imponojnë një marrëveshje që Kosovës ia humbë mbi 8000 hektarë. Qeveria do të mblidhet në ora 9.00 për ta kontrabanduar demarkacionin. Tash kur kanë mbetur pa fakte, Isa Mustafa e Hashim Thaçi po i tregojnë dhëmbët…Ftojmë qytetarët e aktivistët, që orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …