Sulmet në Siri

As bashkësitë e komunitetet islame në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni nuk dënuan mizoritë e Assadit

Krerët e myslimanëve në Kosovë, Shqipëri e në Maqedoni të frikësuar me gogolin e ISIS-it, të frikësuar se mos po i burgosin si  “myslimanë terroristë”, apo sikur e thonë më butë si myslimanë të “radikalizuar”, janë futur  në tokë si urithët dhe deri tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë kundër krimeve të Bashar Assadit dhe forcave ruse,  në Siri. Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka guxuar ta dënojë sulmin me armë kimike të regjimit të Assadit kundër popullatës civile, në Idlib të Sirisë. Ajo edhe tani është e anatemuar prej kohës  kur në fillim, para gjashtë vitesh  përkrahu luftën e opozitës siriane kundër regjimit të Assadit, të cilin asokohe e kishte përkrahur edhe Qeveria e Kosovës. Mos dënimi i këtij akti mizor, të cilit i dha përgjigje meritore kryetari amerikan, Donald Trump nga i cili shumë kush nuk e ka pritur, do të thotë pajtim me mizoritë e krimet.  Kjo tregon sa thellë ka sharruar fushata antimyslimane ndër shqiptarë, të cilët nuk guxojnë as ta përmendin fjalën Siri, ndërsa janë nxjerrë para gjyqeve dhe janë dënuar e  anatemuar të gjithë ata që kanë dënuar regjimin e  Assadit dhe që të gjithëve  u kanë veshur maskën e ISIS-it, për t’i frikësuar dhe për të poshtëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …