leoni

UNICEF: Më shumë se 12. 000 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit, gjatë vitit 2018

Kryetari, kryekuvendari dhe Qeveria e Kosovës nuk dënojnë sulmin e Assadit me armë kimike mbi popullatën civile

Përderisa gati krejt shtetet e botës kanë reaguar kundër sulmit barbar me armë kimike të Regjimit të Assadit  dhe  të Rusisë kundër popullatës civile, në Siri ndërkohë që ka reaguar edhe Ministria e  Jashtme e Shqipërisë, Shteti i Kosovës nuk e përmend dot fjalën Siri, as ka reaguar ndonjëherë deri tani, sepse u ka shpallur luftë shqiptarëve që kanë pasur guxim ta luftojnë regjimin barbar e antinjerëzor të Bashar Assadit, në Siri.  Kundër barbarisë së Asadit nuk ka reaguar as Qeveria në Beograd. Kjo njollë e zezë, nuk u ka hije krerëve  të Kosovës, e cila ka vuajtur barbaritë e Milosheviqit. Arsyet pse krerët tanë nuk e përmendin dot fjalën Siri nuk janë sa duhet  të njohura për opinionin, por dihet se asnjëherë deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka dënuar sulemt dhe barbaritë e Assadit dhe të Putinit kundër popullatës civile në Siri. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pranura asnjë refugjat nga Siria. Kjo nuk i bën nder kombit dhe për këto turpe fajin e ka Tirana dhe Prishtina zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …