Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Musa Jashari

Bashkëvendësit e Sylejman Selimit: Askush nuk mund ta njollosë autoritetin tënd dhe të UÇK-së

Bashkëvendësit e gjenerallejtënant, Sylejman Selimit, ish-Komandantit të SHP të UÇK-së, të fshatit Aqarevë, kanë reaguar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me ç’ rast ai është  dënuar me 7 vjet burg.  Në reagim thuhet: Me indinjatë të thellë morëm lajmin për konfirmimin e dënimeve nga e ashtuquajtura Gjykatë e Apelit. Me këtë gjykim po dëshmohet se edhe pas 16 viteve pas luftës  po dënohen ushtarët e UÇK-së. Këto vendime politike dhe dashakeqe na bëjnë të mos i besojmë drejtësisë. Prandaj ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh dhe duhet të reagojmë në çdo formë. Ne bashkëfshatarët, bashkëluftëtarët e fshatit Aqarevë, reagojmë ashpër ndaj këtij gjykimi të Gjykatës së Apelit. Komandanti ynë gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet njeri zemërgjerë dhe human. Andaj, pa marrë parasysh këto sfida të tij, do të jemi gjithmonë me ty dhe t’i do të jesh me ne. Askush nuk mundet dhe nuk do të mundet ta njollosë autoritetin tënd që ke tek ne dhe te populli. Lavdi luftës së UÇK-së, thuhet në fund të reagimit.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …