Jakup Krasniqi

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër dënimeve të 10 eprorëve dhe ushtarëve të UÇK

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër dënimeve të 10 eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, me mesin e tyre edhe  ish-komandanti i SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi. Krasniqi thotë se ky dëmin është goditje e rëndë për idenë e lirisë, çlirimit dhe drejtësisë. Është e dhimbshme, kur “Drejtësia” është e dirigjuar nga politika e inkriminuar dhe eliminuese, e cila ka krye qëllim, dënimin e gjithsecilit qytetarë të vendit e veçmas te luftëtarëve të lirisë, por jo të inkriminuarve në krim e korrupsion. Kur te inkriminuarit instalohen ne institucionet e larta të shtetit, qytetarët bien viktima të pa ligjësisë institucionale! Me të drejtë besuam e shpresuam që e krijuam shtetin e lirë, për të vendosur drejtësinë dhe për t’i dhënë fund padrejtësisë që kishte sunduar për shekuj në këto troje. Konfirmimi i dënimeve për rastin Drenica 1 e 2, është goditje e rëndë për idenë e lirisë, të çlirimit dhe Drejtësinë.

Doemos duhet drejtësi, për të goditur çdo veprimtari kriminale të pas luftës, çdo formë të korrupsionit apo forma tjetra të trafikimit, por jo dënimin e çlirimtarëve me dëshmi të rrejshme e dëshmitarë te yshtur nga politika antikombëtare e anti çlirimtare! Është koha e fundit për t’i thënë stop çdo forme të ndjekjes kriminale ndaj çlirimtarëve! Ndjekje që nuk pushuan tash e 17 vjet në Kosovë e jashtë saj!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …