Demolli: FSK është e gatshme të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës

Ministri Demolli viziton Ushtarët të FSK-së, në ushtrimin fushor “Shqiponja-5”

Në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, pjesëtarët e FSK-së, janë duke zhvilluar  ushtrimin fushor “Shqiponja-5”. Me këtë rast ata i ka vizituar ministri i FSK-së Haki Demolli i cili është njoftuar nga komandanti i kampit, nënkolonel Mehmet Lladrovcit me skenarin e ushtrimit fushor. Ndërkaq komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë kolonel Xhevahir Geci e ka njoftuar ministrin me ecurinë e zhvillimit të ushtrimit fushor, motivin dhe angazhimin e ushtarëve për të realizuar objektivat e stërvitjes si dhe kushtet e vendosjes dhe akomodimit.“Ministri Demolli i ka përgëzuar ushtarët, oficerët e FSK-së për angazhimin e madh në realizimin e detyrave në ushtrim fushor, po ashtu ai posaçërisht ka falënderuar edhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës, për kontributin. Po ashtu më këtë rast ministri Haki Demolli duke numëruar sukseset e FSK-së falënderoi dhe uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së edhe për rezultatin në stërvitjen e marshimit “Cambrian Patrol” në Vells të Mbretërisë së Bashkuar, ku togu i FSK-së u nderua me medalje të artë, duke na bërë që të ndihemi krenar. Ky ushtrim do të mbahet në disa pjesë të Kosovës si në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …