Gllogjan

Bashkim Ramosaj: Për shkak të situatës së krijuar në vend nuk do të mbahet tubimi në Gllogjan për nderë të 24 Marsit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar në vend, pas shfaqjes së koronavirusit, nesër nuk do të mbahet tubimi në Gllogjan për nderë të 24 Marsit, “Epopesë së Dukagjinit”. Këtë deklaratë Ramosaj e dha në takimin që pati me Shtabin Emergjent, ku vlerësuan situatën në këtë komunë lidhur me gjendjen e krijuar tash e nëntë ditë nga COVID-19. Deri më tani situata është nën kontroll, kuptohet se janë marrë masat e duhura me kohë duke bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve , rrugëve banesave ,mbylljen e lokaleve reduktimin e daljeve etj. Por që akoma na duhet vetëdijesim më i madh duke e kuptuar drejtë situatën në të cilën gjendemi këto ditë”, ka thënë Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Qenka ndarë nga jeta kolegia jonë në Aleancë, Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë në Aleancë, …