leoni

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur ofertën e vet zgjedhore në Haraçinë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur ofertën e vet zgjedhore në Haraçinë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur ofertën e vet zgjedhore në Haraçinë. Me këtë rast, kandidati për postin e kryetarit të kësaj komune, Isuf Bislimi, tha para anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së se me fitoren në zgjedhjet e 15 tetorit Haraçina do të dalë nga grupi i komunave të varfëra, përmes çuarjes përpara të projekteve të ndërmarra nga qeverisja e deritanishme vendore dhe realizimi i projekteve të tjera që lidhen me sigurimin e ujit të pijshëm, rregullimin e gjithë infrastrukturës, investimeve në rrjetin e shkollave, për një mjedis më të  shëndetshëm apo edhe kujdesit për familjet e dëshmorëve.

Ndërkaq, duke marrë fjalën, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se BDI-ja ka ndërtuar vlera kombëtare, por mbi të gjitha ka pasur për angazhimin ndërtimin e vlerave njerëzore, me kapacitete e mirë të përgatitur për t’u vënë në shërbim të njerëzve, në shërbim të së ardhmes: ‘Mendojmë që ne nuk ju kemi zhgënjyer. Ne e dimë se kemi për të bërë edhe shumë punë, sepse hallet tona nuk kanë qenë edhe aq të vogla. Punët përpara nesh nuk kanë qenë aq edhe të lehta, por ama qëllimin e kemi pasur shumë të mirë dhe shumë fisnik dhe me zemër kemi punuar që të mos zhgënjejmë bashkëkombasit tanë, të mos i zhgënjejmë ata që na besuan këto procese të rëndësishme që nga 2002 e deri tash më 2017,’- tha z. Ahmeti.

Duke rikujtuar krizën politike të para dy vjetëve ai nënvizoi se autorët  e saj synonin pikërisht dëmtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, si forcë e vetme e dalë nga një rezistencë shumë e organizuar dhe e fuqishme e popullit shqiptar në Republikën e Maqedonisë: ‘Pse i gjithë ky sulm, pse e gjithë kjo stuhi? Sigurisht që po të lësh gjurmë të këqija, apo sikurse thonë me gjuhën e intelektualëve, të historianëve – hipoteka, sigurisht që nuk mund të lëvizësh, por ama, ne me devotshmëri kemi hyrë që të punojmë dhe të çojmë përpara çështjet. Kjo stuhi kaloi dhe unë do të kërkojë nga ju, si njeri i juaji që të mos ketë pasoja,’- tha kryetari Ali Ahmeti.

Duke u përqëndruar në zgjedhjet e 15 tetorit, ai uroi që ato në Haraçinë të jenë të lira e të ndershme, pa frikësime, të jenë demokratike: ‘ Le të ketë gara, sepse njerëzit në një mendje nuk mund t’i bëjmë, por edhe të gjithë nuk kanë kontribuar njësoj për ditët që jetojmë sot dhe përgjegjësinë më të madhe e kanë për këtë vend ata që kanë dhënë edhe gjak, edhe djersë. Prandaj ne jemi edhe të mëdhenj dhe i thërrasin të gjithë të vijnë me ne, se ne Haraçinës keq nuk i kemi bërë. Haraçinën bashkë e kemi futur në histori, dhe bashkë në histori Haraçinën duhet ta mbajmë!’- tha lideri i shqiptarëve në Maqedoni, i përcjellur nga duartrokitje frenetike të haraçinasve.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …