BE-ja

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se mbështet përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se mbështet përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës dhe se mbetet e përkushtuar për tejkalimin e konfliktit palestinezo-izraelit bazuar në zgjidhjen me dy shtete. Kryeministri palestinez, Mohammad Shtajeh u takua ndaras në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell. “Gjatë bisedimeve, ne u fokusuam në përpjekjet për formimin e shtetit palestinez dhe temat rajonale. Konfirmova angazhimin e BE-së për një zgjidhje të bazuar në krijimin e dy shteteve”, tha Michel në rrjetet sociale pas takimit me Shtayyeh. Zyra e Borrellit tha se kreu i diplomacisë evropiane vuri në dukje se BE-ja vazhdon të mbështesë popullin palestinez dhe krijimin e shtetit të Palestinës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …