Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Bashkimi Evropian konstaton se kryeministri Kurti e ka shkelur Kushtetutën, pasi ka emëruar ministër, Nenad Rashiqin

Kryeministri, Albin Kurti e ka emëruar,  Nenad Rashiqin,  ministër për Komunitete dhe Kthim dhe ku veprim i tij  ka nxitur reagime të pushtetit në Serbi. Ndërkohë,  kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe partia që ai e kontrollon në Kosovë, Lista Srpska, kanë thënë se Rashiq nuk i përfaqëson serbët e Kosovës. Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”. Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë,  zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …