SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë hequr dorë nga “Ballkani i hapur”, por Serbia më parë duhet t’i njohë kufijtë e Kosovës

Zëvendës-ndihmës-sekretari Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi ka thënë se Kosova në “Ballkanin e hapur”  duhet jetë krejtësisht e barabartë. Diplomati amerikan ka thënë se Vuçiqi ishte zotuar se do ta pranonte  këtë nismë  dhe tani Amerika  është duke e testuar zotimin e tij. Po ashtu, Esobari ka thënë se Serbia duhet t’i njohë kufijtë ekzistues në veri si kufij ndërkombëtarë. “Ballkani i hapur” nuk ka vdekur si ide, por që ta pranojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia duhet t’i plotësojë dy kushtet që i kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të  pranohet e të prezantohet pa ndonjë limitim siç është puna e fusnotës. “Ajo që e them shpesh është se po përpiqeni ta bëjmë rajonin një Union ku duhet të jetoni si norvegjezët, çeket dhe francezët. Dhe nëse nuk mund të jetoni me fqinjin  tuaj është e vështirë t’ia bëni me dije BE-së  se jeni të aftë të bëheni pjesë e atij komuniteti. E ardhmja e rajonit është në demokracitë multietnike”, ka thënë Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …