Shtetet e Europës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit

Bashkimi Evropian sërish thërret që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet

Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet. BE-ja po ashtu ka kërkuar që liderët politikë të përmbahen nga retorika nxitëse. “Kemi marrë në dijeni miratimin e Ligjit kundër mohimit të gjenocidit. Ky është një vendim nga ana e përfaqësuesit të lartë (Valentin) Inzko. Duam të jemi të qartë: revizionizmi dhe mohimi i gjenocidit janë kundër vlerave fondamentale evropiane”, ka thënë një zëdhënës i BE-së. I njëjti ka thënë se pajtimi është një prej prioriteteve kryesore që Bosnja e Hercegovina duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë në rrugën drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi: Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar procesi gjyqësor për akuzat e reja ndaj udhëheqësit …