Bashkimit Evropian thotë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

BE-ja nuk shpreh kurrfarë keqardhje se Kosova është i vetmi vend në Evropë që mbahet në geto

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Prishtinë vlerësojnë me një dozë cinizmi se është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë, sepse progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave. Ata ashtu sikur  qe 10 vjet deri tani kanë të njëjtat porosi dhe nuk  shprehin kurrfarë keqardhje që Kosova është i vetmi  vend në Evropë që mbahet në geto. Kjo si duket u konvenon shumë meqë duan të tregojnë se kanë forcë për ta injoruar një popull të vogël, përderisa me serbët që kanë kryer krimet më monstruoze, pas Luftës së Dytë Botërore kundër të gjithë fqinjve BE-ja sillet me përkëdhelje dhe mirëkuptim të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …