KPK: Nuk ka kuptim të kompensohen orët e humbura derisa mësimdhënësit nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator

Sefer Muzlijaj: Greva në arsim, për dhe kundër…

 Edhe librat fetare për prolog i kanë fjalët: Lexo, Mëso!…

Popujt e paarsimuar, të pa ngritur gjithëherë janë të robëruar, të nënshtruar.

Historia flet!

Marshet e popujve, perandorive për t’i nënshtruar popujt e tjerë ndonjëherë edhe popujt e vegjël, por me një taban trashëgimie të civilizuar, mirë të emancipuar ishin gozhdë e ëndrrave të perandorive; në vend që t’i nënshtronin- u nënshtruan vetë edhe pse kishin forcën që se kishin të parët.

Por popujt e vegjël kishin adutin që se kishin të parët. Kishin:civilizimin, arsimimin, emancipimin.Shembuj: perandorinë e Aleksandrit të Madh e popullin e vogël grek; kolonizatorët e bardhë anglezë e popujt në Lindjen e largët Aziatike etj.

Mendoj edhe vet personi (njeriu i paditur, i paarsimuar) është rob i vetvetes dhe i të tjerëve. Ti kemi para syshë: Petro Nino Luarasin, Papa Kristo Negovanin, motrat Qiriazi,  Pjetër Bogdanin-gjymtyrët e tij të shpërndara nëpër rrugë- të ngrëna nga qentë.

Mësuesin Teodor H.Filipin-alias Dhaskal Thodrin. E keni para sysh si përfundoi edhe nga filmi “Udhëtimi i shkronjave shqipe”,Migjenin plotë limonti.

Mësuesit: Shaban Shalen, Fazli Grajqevcin të mbytur në qelinë e përgjakur në burgun e Prishtinës nga UDB-ja jugosllave;

Drejtorin e shkollës fillore të fshatit Strellc Deqan,”Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” nga fshati UÇË-që ky 31 janar është edhe 27 vjetori i rënies së tyre për shkollën shqiptare që t’i hapen njëmijë dritare.

As pas 27 vitesh emrat e tyre nuk  futen në kalendarë për Ministrinë e Arsimit.

A e di këtë datë ministri i arsimit? -që të përkujtohen nga ai institucion, të mbahet akademi përkujtimore për ta. Të flitet në parlament…

A thua Ministrin e Arsimit do ta shohim me 31 janar në fshatin UÇË?

Edhe paraardhësit e ministrit të sotëm ishin të painformuar për këtë kalendarë.

A tempora mores!

Këto vlejnë edhe për presidencën, parlamentin, qeverinë etj.

Zinxhiri i sakrificave për shkronjën shqipe, shkollën, s’mund të numërohen.

Të vazhdojmë aty ku e nisem, me Grevën: kush ka dëshirën që t’i vihet dryri shkollës?!… E kemi përvojën e hidhur nga një e kaluar e afërt. Mësuesit më së paku!-e kanë dëshmuar këtë.

Mësuesi është Diell, shkolla galaktikē në vete. Dëshirën për dryrin ndoshta dikush e ka, kërkojeni, mund ta gjeni: miopët që llogarisin me bisht sakice. Ata që me vetëdije  a pa të i’a dëshirojnë zhbërjen shkronjës, shkollës, kombit!…

Mirë që po ndërtohen Autostrada .

Parashikim: autostradat për ikje në dherat e huaja.

Shikje e “mendimtarëve gjenial” me koeficientët nga 1……10…12…! Për mësuesin sa bindshëm justifikohet koeficienti 1.7-2!

Për “shpirtin e kombit” qysh e pat vlerësuar i madhi Hasan Prishtina.

Kështu vriten shkronjat, shpresat, mbyllën shkollat,vritet historia, zhbëhet kombi.

Acontrario.

Unë vet punoj në bibliotekë të shkollës FMU  në Rakosh, me një fakultet kaherë të kryer. Koegicienti për ne siç duket ishte 1.2,   nuk ka gajle! Jemi mësuar para katër dekadash…,të punojmë nëpër kazamatet serbo-sllave, vetëm për “zheleta”!

Është në skenë dilema: “Cvo vadis”!-Ky popull?!…

(Sefer Muzlijaj është ish i burgosur politik, Uçë -Istog) 24.01.2019

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …