Bashota: Nuk ka arsyeje për zgjedhje

Në një intervistë për Radion ‘Kosova e Lirë’, kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend. Pyetjes nëse tensionet pozitë-opozitë kanë ndikuar edhe në komuna, i pari i komunës së Klinës i është përgjigjur duke thënë se ‘opozita duhet të japë vërejtje por duhet të jetë e dinjitetshme, duke i respektuar institucionet’. Ndërkaq, duke folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, Bashota ka thënë se nuk ka arsye për zgjedhje, meqë sipas tij, PDK ka numrin më të madh të votave. “Nuk ka as edhe një arsye që të shkohet në zgjedhje të parakohshme sepse ne nuk jemi fajtorë, sepse PDK ka pasur numrin më të madh të votave. Prandaj, edhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme,  PDK patjetër se do të dalë e para, sepse ne kemi një elektorat stabil”, është shprehur kryetari i Klinës, Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …