Baskin: Pavarësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA përkrahja për Kosovën nuk do të mungoj

Duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, profesori amerikan që ligjëron Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë, Mark Baskin ka deklaruar se pavarësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA përkrahja për Kosovën nuk do të mungoj. Dallim mund të ketë vetëm në qasjet e kandidatëve por nuk do të ketë ndryshim në parimet e përgjithshme të përkrahjes për Kosovën. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, profesori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë, Mark Baskin ka shfaqur bindjen e tij se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje në një të ardhme, e cila mund të përfshijë njohjen reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …