Baze: Shpërthimi i urrejtjes ndaj kryeministrit të Shqipërisë, nga mbështetësit e saj dhe të Albinit, është një problem që dëmton Kosovën dhe jo Shqipërinë

Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze ka reaguar ndaj fotos që ka shpërndarë kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani të darkës së liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, në të cilën ajo tregon se si mban distancë dhe padurim ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Duke komentuar këtë foto, gazetari i Shqipërsë, Mero Baze ka shkruar se nuk është ndonjë mëkat i madh që e ka prerë Edi Ramën dhe ka lënë Vuçiqin me të tjerë. “Shpërthimi i urrejtjes ndaj kryeministrit të Shqipërisë, nga mbështetësit e saj dhe të Albinit, është një problem që dëmton Kosovën dhe jo Shqipërinë apo Edi Ramën. Dëmton Kosovën, pasi në vend të prodhoheshin lajme për prioritetin kryesor të kancelarit Scholz për Kosovën, që është paqja afatgjate me Serbinë, portalet u mbushën me lajme për prioritetin kryesor të Vjosa Osmanit, që është nxitja e urrejtjes ndaj Edi Ramës dhe Shqipërisë. Kjo e bën joserioze gjithë situatën, pasi Perëndimi është i shqetësuar për armiqësinë e Kosovës me Serbinë dhe zbulon se prioritet është armiqësia e njerëzve në pushtet në Kosovë, me Shqipërinë. Dhe në fakt kjo është armiqësia reale, e cila fshihet dhe pastaj vetë lexohet nga po ajo vetë në detaje të tilla banale, që dhe kur nuk i shikojmë ne, duartrokasin idiotë të rëndësishëm të qeverisë së Kosovës dhe na e bëjnë me dije” ka shkruar mes tjerash, gazetari, Mero Baze.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …