UÇK në Reçak

Sot në Reçak të Shtimes inaugurohen tri shkronjat e lavdishme të historisë sonë më të re, UÇK

Sot në Reçak të Shtimes  inaugurohen tri shkronjat e lavdishme të historisë sonë më të re, UÇK

Në vazhdën e aktiviteteve të organizatave, shoqatave, komunave, në përkujtim të  23-vjet0rit të ditëve të çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb, sot në Reçak të Shtimes,    në orën  19:30  inaugurohet  tre-shkronjësi (akrostih): UÇK, – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kjo simbolikë shkronjash haset kudo nëpër vendbanimet e Kosovës, të përfshira në luftën çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së.

Luftëtarët e lirisë së Reçakut, veprimtarët, invalidët, veteranët  vazhdimisht kanë qëndruar  në krye të detyrës edhe pas luftës duke përjetësuar historinë me monumente, shtatore, pllaka përkujtimore, monografi, filma dokumentarë, këngë e krijime artistike, dhe vit për vit duke shënuar përvjetorët e lirisë.

Reçaku është fshati i cili ka hyrë jo vetëm në historinë tonë më të re por edhe në historitë e enciklopeditë botërore. ( TV-Dielli RKL)

Për informata lidhur  me këtë aktivitet  mund të kontaktoni  me Abdullah Musliun: numri 044164855.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …