leoni

BDI

BDI në Prespë: Pse duhet të votohet Stevo Pendarovski dhe jo një kandidat tjetër

Anëtarët e Shtabit Qendror Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë qëndruar para qytetarëve të Prespës të cilëve ju sqarua  pse duhet të votohet Stevo Pendarovski dhe jo një kandidat tjetër  pasi në këto momente votohet për koncept që është Pendarovski dhe nesër mund të jetë në këtë koncept një kandidat shqiptar. Shefi i Shtabit, Izet  Mexhiti tha se deri para një kohë ishte ëndërr të mendoj se kryetari i Kuvendit do të ishte shqiptarë por sot është realitet dhe se me atë vend udhëheq Talat Xhaferi ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. “Mendoj se të njëjtin problem, të njëjtin ballafaqim, e kanë patur edhe deputet maqedonas kur kanë votuar për Talat Xhaferit. Nëse bazohemi vetëm në votat shqiptare apo vetëm të  BDI-së ne nuk mund të kemi Kryetar Kuvendi por me marrëveshje me konsensus ne kemi kryetar Kuvendi. Ne me këtë nuk bëjmë që vetëm pala tjetër të nxjerr kandidat konsensual por me këtë hapim një faqe të re, vendosim një  standard të ri, pra i ngrisim aspiratat e shqiptarëve. Një ndër tre pozicionet në shtet duhet të jetë shqiptarë, kryetar Kuvendit, kryetar Shteti apo kryetar Qeverie në Maqedoninë e Veriut. Këtë standard e ka vendosur në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe filozofia e tij. Ne votojmë për koncept dhe jo për kandidat,” u shprehë Mexhiti.

Për në fund Shefi i Shtabit Zgjedhor, Izet Mexhiti u shprehë se këtë vend e duam si Republikë konsensuale, e duam ku pozicionet më të rëndësishme nga faktori politik shqiptarë, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, nga Ali Ahmeti pra duam edhe presidenti, kryetari i Qeverisë dhe i Kuvendit të jetë faktor vetëm kur ta ketë përkrahjen e shqiptarëve dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …